Site icon Telegrafi

Pacolli: Me fitoren tonë jetësohet shpresa e qytetarëve

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli takoi të premten pasdite simpatizantë të AKR-së në Ferizaj, të cilëve iu tha se janë ata që kanë mundësi të vendosin për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai tha se me fitoren e AKR-së do t’ia kthejnë shpresën qytetarëve të Ferizajt dhe krejt Kosovës.

Sipas Pacollit, AKR ka një synim për perspektivë dhe cilësi në edukim, shëndetësi dhe të tjera.

Pacolli shtoi se AKR ka përpara shtyllat e saj për qeverisjen e ardhshme për reforma në administratë, reforma ekonomike për zhvillim ekonomik.

“Me AKR-në jetësohet shpresa e të rinjve, jetësohet shpresa e qytetarëve të Kosovës. Unë e di se Ferizaj gjithmonë ka qenë aty ku duhet në kohë të caktuar edhe kësaj radhe Ferizaj do të jetë masovikisht atë ditë te kutitë e votimit do të vendosë për fatin e vet dhe për fatin e fëmijëve të tyre. Unë ju them se AKR-ja tani mundet lirisht më zë shumë të lartë me shprirt të hapur kërkon votën e juaj”, theksoi Pacolli.

Sipas tij, AKR nuk është parti regjionale, por e krejt Kosovës me kandidatë për deputet nga të gjitha komunat. Koalicioni me LDK, ai tha se është koalicion i shpresës dhe ka harmonizuar programin qeverisës.

 

Kreu i AKR-së bëri thirrje që qytetarët ditën e zgjedhjeve të dalin të votojnë, duke thënë se koalicioni AKR-LDK, ka harmonizuar programin që kthen shpresën e qytetarëve.

 

Labinot Tahiri, kandidat për deputet nga AKR-ja, tha se ka kënaqësi që po flet për herë të parë si politikan nga radhët e kësaj partie.

Ai uroi që rrugëtimi i tij i suksesshëm në Ferizaj si këngëtar do të nis karrierën në politikë prej këtij vendi dhe të japin çdo gjë për zhvillimin e këtij vendi dhe Kosovës.

Në këtë takim AKR prezantoi kandidatët për deputetë: Labinotë Demi, Mirlinda Gashi, Refiqe Tërnava, Vesel Makolli, Albena Reshita, Koran Sejdiu, Islam Pacolli, Myzejene Selmani, Labinot Tahiri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version