Telegrafi

Pacolli deklarohet edhe një herë pas koalicionit me Nismën

Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se arritja e koalicionit me Nismën Socialdemokrate, ka për qëllim që t’iu ofrohet qytetarëve një alternativë që adreson zhvillimin ekonomik, punësimi, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Pacolli në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se AKR dhe Nisma sa kanë qenë në qeveri, kanë kanë treguar guxim për të adresuar çështje sfiduese për vendin tonë, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se tani së bashku janë të gatshëm për të treguar angazhimin për interesat e qytetarëve, një Kosovë të zhvilluar, të integruar dhe të barabartë për të gjithë.

Ndërkohë, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate kanë zyrtarizuar koalicionin e përbashkët parazgjedhor,  sot gjatë ditës në një konferencë për media.

Gjatë konferencës është bërë e ditur se Fatmir Limaj do të jetë bartës i listës./Telegrafi/