Site icon Telegrafi

Pacolli-BE’së: Liberalizoni vizat, jepni fund izolimit paradoksal

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, duke komentuar votimin proliberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian, ka thënë se është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane.

Ai ka shkruar në Facebook se përkrahje e lartë e Parlamentit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave.

“Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike. Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal”, ka shkruar Pacolli.

Exit mobile version