Site icon Telegrafi

Pacolli: AKR-ja do të mbetet në opozitë, por do ta votojmë qeverinë e re

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se partia që ai drejton do të jetë në opozitë.

Pacolli në një intervistë në Oranews, tha se dy votat e AKR-së në Kuvend do të shkojnë për formimin e kësaj qeverie.

“AKR mbetet jashtë koalicionit por do të mbështetë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Dhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, ka deklaruar Pacolli.

Edhe këshilltari i tij, Naim Murseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Ashtu siç kam deklaruar edhe më parë: AKR vazhdon në opozitë! Nuk do të jetë pjesë e Qeverisë se re”, ka shkruar Murseli.

Ndërkaq kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, ka deklaruar se me AKR-në janë pajtuar të jetë pjesë e Qeverisë.

“Me AKR-në nuk e kemi kryer koalicionin mirëpo ne parim jemi pajtuar që të jenë pjesë e Qeverisë”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version