Telegrafi

Pacienti largohet nga klinika e Psikiatrisë në Prishtinë, policia po e heton rastin

Një pacientë i cili ishte i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, është larguar nga klinika.

Rasti është raportuar në polici, nga motra e pacientit në fjalë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është duke u hetuar ndërkaq vendndodhja e pacientit të ikur nga klinika nuk dihet ende.

“Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika me 22.04.2022 dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/