Site icon Telegrafi

Pacientët në këtë spital, hahen për së gjalli nga krimbat (Video, +18)

Spitali Special për Kirurgjisë Plastike në Bukuresht në Rumanisë, ka mbyllur Departamentin e djegieve, pas skandalit që shkaktoi xhirimi që tregon se si krimbat hanë pacientët për së gjalli.

Një pacient i cili shfaqet në video, ka vdekur, por zyrtarët e spitalit thonë se krimbat nuk janë shkaktarë të vdekjes së tij, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Regjistrimi është bërë nga një mjek në spital, i cili tha se ky repart është plot me miza dhe se krimbat që shihen në xhirim mund të jenë mbase larvat e tyre.

Gazetari që ka publikuar lajmin në internet, thotë se videoja është pjesë e një hetimi të gjerë që janë duke ndërmarr për të pasqyruar kushtet e këqija në spitalet rumune. /Telegrafi/

Exit mobile version