Telegrafi

Pacientët e shëruar nga COVID-19, lirohen nga spitalet e New Yorkut dhe Michiganit nën tingujt e këngës “Mos u ndal duke besuar”

Mjekët dhe infermierët në dy spitale në New York dhe Michigan, u japin një mesazh shumë të rëndësishëm pacientëve që i kanë mbijetuar coronavirusit – i përcjellin nën tingujt e këngës “Mos u ndal duke besuar”.

Në videon e filmuar brenda spitalit në Queens të New Yorkut, punonjësit shëndetësor të veshur me rroba mbrojtëse shihen duke duartrokitur dhe vallëzuar nën tingujt e këngës së vitit 1981, derisa i përcjellin me karroca dy pacientë që kanë fituar betejën ndaj COVID-19, transmeton Telegrafi.

Të dy pacientët gjithashtu kanë duartrokitur derisa shijonin në maksimum këngën, ku njëri prej tyre madje ngriste duart lartë si shenjë fitoreje.

“Porosi shprese në kohët sfiduese, spitali jonë lëshon këngën ‘Mos u ndal duke besuar” sa herë që ndonjë pacient lirohet dhe ka mundur coronavirusin”, thuhet në porosinë e shkruar përbri videos së publikuar.

Kënga do të duhej të shërbente si frymëzim për punonjësit shëndetësor që pandërprerë punojnë në vijën e parë të frontit, sepse rrezikojnë jetën e tyre duke ndihmuar të tjerët në kohën e pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/