Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Gjersa kampioni dhe nënkampioni i NBA-së e kanë pasur pushim, skuadrat tjera që po luftojnë për një vend në ‘Play-Off’ kanë vazhduar me aksionet e tyre.
E dy skuadrat që po luftojnë për një vend të fazës finale, Milwaukee Bucks dhe Indiana Pacers janë takuar në palestrën Bankers Life Fieldhouse të Indianapolisit, transmeton Telegrafi.
Indiana ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme kundër Milwaukeet me rezultat 104:89.
Dy basketbollistë të Pacers regjistruan ‘double-double’ kundër Bucks, fillimisht Paul George në saje të 23 pikëve dhe dhjetë kërcimeve dhe më pas Thaddeus Young me 12 pikë dhe 11 kërcime. Edhe Jeff Taugue pati paraqitje solide duke shënuar 15 pikë.
Në anën tjetër, basketbollistët më efikas ishin Giannis Antetokounmpo me 25 pikë dhe Mirza Tetovic shtoi 15 sosh.
Pas kësaj fitoreje, Indiana zë pozitën e tetë të Konferencës Lindore ndërsa Bucks gjendet në vendin e gjashtë të renditjes tabelore. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Philadelphia 90:102 Chicago
https://www.youtube.com/watch?v=SY-34P8fwWI
New York 103:106 Washington
https://www.youtube.com/watch?v=fq6qwyYVpK8
Atlanta 123:116 Boston
https://www.youtube.com/watch?v=dO9aUUFzadE
Portland 105:98 Minnesota
https://www.youtube.com/watch?v=X8hhR-1V5TE
Orlando 115:107 Brooklyn