Telegrafi

Paçarizi: Akademia e Shkencave nuk guxon të jetë një vend i pleqve (Video)

Profesori universitar Rrahman Paçarizi duke komentuar zgjedhjet e fundit për akademikët e rinj në emisionin “Përballje” ka thënë se këto zgjedhje kanë shënuar një moment shumë të rëndësishëm në historinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas tij, e mira është që në këtë institucion këtë vit janë pranuar së paku dy – tre anëtarë të cilët janë më të ri se 45 vjeç.

“Mendoj se Akademia e Shkencave përfundimisht nuk guxon të jetë një vend i pleqve qysh është përceptu përpara, i disa pleqve që ulen dhe mendojnë por e njerëzve që do të duhet të ulen e të punojnë”, ka thënë Paçarizi në emisionin “Përballje”. /Telegrafi/