Site icon Telegrafi

Pablo Torre, talenti që po çmend në Spanjë vë në ‘luftë’ Real Madridin dhe Barcelonën

Pablo Torre, një i ri 18-vjeçar që luan te Racing Santander ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona dhe Real Madrid.

Racing Santander po shijon sërish futbollin dhe po emocionon tifozët. Këtë e bën me talent, menaxhim të mirë sportiv dhe sukses, pasi aktualisht janë lider në Grupit 1 të nivelit të tretë të futbollit spanjoll, ku rival të tyre janë Deportivo dhe Celta B.

11,142 shikues ishin të pranishëm në “El Sardinero” në ndeshjen kundër Real Union.

Në skuadrën e Racing del në pah futbolli i mirë dhe guximi i Pablo Torre, një i ri 18-vjeçar që është kthyer në lojtarin e preferuar të shumë klubeve klubeve të njohura.

Zhurma mediatike, cilësia dhe kontributi i tij i rëndësishëm për kreun e Grupit 1 po tërheqin vëmendjen e Real Madridit dhe Barcelonës, të cilët tashmë po punojnë për nënshkrimin e mundshëm të reprezentuesit spanjoll U19.

Verën e kaluar u fol për të ardhmen e Pablo Torre, ku spikaste interesimi i dy skuadrave të lartpërmendura dhe Real Sociedadit.

Racing qëndroi i palëkundur, pasi lojtari ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

 

Në 21 ndeshjet e luajtura, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë po aq asistime.

Pablo Torre është bërë gjithashtu lojtar i Spanjës U19 ku ka gjashtë ndeshje dhe tre gola.

Në fund të marsit, Spanja mund të kualifikohet në fazën finale të Kampionatit Evropian që do të luhet në Sllovaki. /Telegrafi/

Exit mobile version