Një video e filmuar në një pub në Britani të Madhe është duke qarkulluar në masë të madhe në rrjetet sociale, ku në të është regjistruar momenti që pretendohet se shfaq fantazmën që derdhë pijen në tokë.
Bëhet fjalë për një pub të quajtur Jamaica Inn në Cornwall, kurse klientët e rregullt fajësojnë fantazmën e quajtur “Jack” i cili ishte marinar që u vra në afërsi të lokalit një shekull më parë, transmeton Telegrafi.
Menaxherja e pubit, Katy Marriott, pranoi se janë të njohur për aktivitete paranormale siç është rasti i fantazmës.
“Kemi Jackun, që jeton në lokalin tonë. Ai është një fantazmë e njohur. Jack ishte një marinar dhe thuhet se ishte vrarë”, shtoi Marriott.
“Jack” shpesh akuzohet se lëvizë gotat e pijeve dhe se shpesh ato pije e derdhë në dysheme. E kamerat e sigurisë kanë kapur së fundmi momentin kur gota e një klient përplaset për tokë. /Telegrafi/