Site icon Telegrafi

Heqja e vizave për në Dubai – Ambasada e Kosovës në Emirate thotë se vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur të enjten nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani, ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

E Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi, ka deklaruar se për datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi qytetarët do të informohen me kohë.

Lexo po ashtu Lëvizje e lirë edhe në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

“Sot është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për Përjashtimin Reciprok të Kërkesave për Viza Hyrëse në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të gjithë qytetarët e vendit tonë bartës të pasaportës së Republikës së Kosovës. Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do t’ju mbajë të informuar në kohë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka shtuar se deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e vendit tonë para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse. /Telegrafi/

Exit mobile version