Site icon Telegrafi

“Pa ty”, këngë me përjetim personal – Seven Saraqi dhe Argjentina rrëfejnë të pathënat e bashkëpunimit të ri

Këngëtari Seven Saraqi dhe Argjentina Ramosaj kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, të titulluar “Pa ty”.

Kjo këngë ritmike e zhanrit RNB, ka bërë që fansat e këngëtarëve të krijojnë menjëherë me nota pozitive përshtypjet e tyre të para rreth këtij bashkëpunimi.

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtari Seven Saraqi ka folur në detaje rreth këtij projekti, ndërsa ka treguar se pati kënaqësinë që të bashkëpunojë me Argjentinën.

“Kënga është punuar nga unë, mix-master është realizuar nga DJ R, ndërsa edhe tekstin po ashtu e kam shkruar unë, Tonic dhe Denk. Është bashkëpunimi im i parë me një këngëtare të estradës, dhe mendoj se ka rezultuar sukseshëm”, tha Seven Saraqi për Telegrafin.

https://www.youtube.com/watch?v=CSMgPq2JakQ

I njëjti ka treguar në vazhdimin e bisedës se arsyeja pse zgjodhi këngëtaren Ramosaj, ishte fakti se ai mendon se ata të dy përshtaten mjaft mirë.

“Argjentina më është përshtatur më së shumti në këtë stil të këngës, dhe kam menduar se do të dal një bashkëpunim i veçantë, siç edhe ndodhi”, tregon tutje Saraqi.

Seven Saraqi gjatë xhirimeve të klipit të ri “Pa ty”

“Pa ty” është një këngë dashurie, tekstin e së cilës si edhe vet autor i saj, Seveni vendosi të e shtjellojë ekskluzivisht për Telegrafin fabulën e tij.

“Teksti flet për dashurinë. Është diçka që lidhet me të kaluarën time, të cilën kam vendosur ta përshkruaj në muzikës, dhe ishte përjetimi personal që më ka ardhur si frymëzim për të bërë këtë teskt”, ka treguar Seveni.

Seven Saraqi

Klipi i këngës është gjithashtu mjaft interesant, i cili sjell pamje nga bregdeti, duke i dhënë një atmosferë vërtet verore.

“Klipi është realizuar nga produksioni Entermedia, të cilët janë marrë me idenë, dhe kanë përzgjedhur si lokacion bregdetin, pasi i përshtatet stinës e cila po afron. Si realizim ka dalë shumë i bukur ,dhe jam ndarë vërtet i kënaqur”, thotë Seveni.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit “Për ty”, dhe ju sjell në vazhdim disa prej momenteve më interesante nga prapaskenat e këtij klipi.

Në asnjë prej momenteve nuk mungojnë të qeshurat me stafin, por edhe puna e përkushtuar e dy këngëtarëve për të sjell një performancë sa më të denjë në klip.

Këngëtarja Argjentina Ramosaj, gjithashtu rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj në këtë klip.

Stili i të kënduarit në hip-hop dhe RNB solli një Argjentinë më ndryshe. Vet këngëtarja javë më parë në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka zbuluar më të rejat e saj, duke cekur edhe disa nga planet për të ardhmen e afërt, që sigurisht janë prurja e projekteve të reja, që nga ana e saj nuk po mungon.

“Projekti i radhës ka qenë bashkëpunimi me Sevenin, i cili rezultoi mjaft i veçantë. Këngën “A ma jep” e kam sjell para pak javësh dhe publiku e ka mirëpritur, dhe do vazhdoj ndërkohë të sjellë edhe projekte të tjera”, ka thënë ndër të tjerash Argjentina Ramosaj.

Lexo po ashtu Argjentina Ramosaj - artistja që pasionin për muzikën e ka në zemër të natyrës

Ndërkohë, në fundin e bisedës, këngëtari Seven Saraqi foli për projektet e reja të së ardhmes, duke premtuar se do të jetë mjaft aktiv gjatë vitit.

“Në projekte të reja jam duke punuar vazhdimisht, dhe do t’i lansoj shumë shpejt po ashtu. Njëri nga projektet e reja vjen në fillim të majit, kështu që qëndroni gati”, ka përfunduar Seven Saraqi. /Telegrafi/

Këngëtarja Argjentina Rasmosaj gjatë xhirimeve të klipit “Pa ty”
Exit mobile version