Mijëra maturantë i janë nënshtruar testit për regjistrim në fakultetet e Universitetit “Hasan Prishtina”.
Për të shmangur kopjimin dhe parregullsitë e mundshme, studentëve të ardhshëm në hyrje u është dashur t’i lënë telefonat mobilë e çantat.
Nga afër, punën e maturantëve e kanë përcjellë Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe rektori i UP-së, Marjan Dema.
Ministri Bajrami, e ka vlerësuar UP-në si institucionin lider në rajon.
Derisa ministri ka falënderuar rektorin për punën, ky i fundit është shprehur i kënaqur me interesimin.
Rezultatet e provimit pranues, më së largu pritet të bëhen publike më 25 të këtij muaji.