Rita Ora ka shijuar një vikend relaksues në Los Angeles, teksa edhe ka ndarë imazhe për mbi 16 milionë fansat saj në Instagram.
30-vjeçarja u pa në një veshje me ngjyra të ndryshme e që dukej tejet tërheqëse dhe unike në stil.
E veshur me një bluzë rozë nën të cilën nuk kishte veshur reçipeta, këngëtarja kombinoi atë me një fund treçerekësh me stampim leopardi, bukuroshja përshtati këtë dukje me një kapele të gjelbër, çantë blu dhe syze dielli të kuqe.
“Duke jetosh të dielën në korsinë e shpejtë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimit.
Artistja shqiptare me famë botërore nuk zhgënjejë as kësaj radhe me paraqitjen, teksa pranoi komplimente të shumta nga ana e adhuruesve.
Ndërkohë, ylli i hitit “Yor for Me” së fundi ka pozuar edhe për ballinën e revistës “Vogue Australia”. /Telegrafi/