Ajo bashkëpunoi me legjendën e kompozimit të këngëve Diane Warren në këngën e tyre të re “Seaside”.
Dhe Rita Ora ekspozoi dekoltenë e saj, teksa veshi një veshje mjaft provokuese në një festë ditëlindjeje në Los Angeles, shkruan DailyMail.
Këngëtarja 30 vjeçare, veshi një triko të zezë të zhveshur – duke shfaqur “pasuritë” e saj të bollshme ndërsa po shkonte drejt restorantit luksoz “Gracias Madre”.
Rita kombinoi pjesën e sipërme të saj me një palë pantallona të zeza me bel të lartë dhe kishte mbathur një palë sandale me taka.
Këngëtarja e hitit “Let You Love Me” pkishte zgjedhur për aksesorë një gjerdan të madh me zinxhir plastik ngjyrë rozë dhe vathë të përshtatshëm dhe mbante gjërat e domosdoshme në një çantë të zezë.
Bukuroshja nga Kosova i kishte stiluar flokët e saj në një model të kapura lartë, në një stil të çrregullt, duke lënë disa fije jashtë për të përshtatur fytyrën e saj.
Interpretuesja e hiteve zgjodhi një makijazh të përshtatshëm, duke përfshirë vetulla të lyera, grim të artë me shkëlqim nën sy dhe një shkëlqyes buzësh.
Ylli i lindur në Prishtinë dukej e pabesueshme, teksa shoqërohej nga shoku i saj më i mirë Vas Morgan, ndërsa po shkonin në festën e ditëlindjes së shoqes së tyre.
Këngëtarja shqiptaro-britanike këtë periudhë ka shijuar një periudhë suksesi edhe si trajnerë në spektaklin shumë të sbhikuar, “The Voice Australia”. /Telegrafi/