Telegrafi

I pa përmbajtshmi Asensio, shënoi në çdo finale, me çdo goditje! (Video)

Super djaloshi i super golave, i destinuar për super të ardhme.

Marco Asensio është vula e re e futbollit atraktiv që po e luan Real Madridi.

Ylli i të ardhmes po shkëlqen në secilën paraqitje, tekas në ndeshjen kthyese të Superkupës detyroi Gareth Balen që të kënaqet në stol.

Dhe, Zidanes kjo iu shpagua, pasi ai sërish shënoi gol, një gol të çmendur ashtu sikurse në Camp Nou në ndeshjen e parë.

Nga katër goditjet e fundit të tij për Real Madridin ai ka shënuar gol.

Bëri një gjuajtje ndaj Juventusit, shënoi gol, bëri një gjuajtje ndaj Unitedit dështoi, bëri një gjuajtje ndaj Barcelonës në Camp Nou, dihet çka ndodhi, dhe bëri një gjuajtje në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës – ishim dëshmitarë të çmendurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=1KMmwU2Js5U

Pra, ai dështoi të shënonte vetëm në gjuajtjen që bëri ndaj Manchester Unitedit, përndryshe në katër gjuajtjet nga katër ndeshjet e fundit ai realizoi tri gola.

Interesant është fakti se Asensio ka shënuar në katër nga pesë finalet që i ka luajtur për Real Madridin.

Ai shënoi në Superkupën e vitit 2016, Ligën e Kampionëve të vitit 2017 (finale) dhe Superkupën e vitit 2017.

I shkëlqyeshëm ky djalosh, që pa dyshim se është e ardhmja e Real Madridit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Xgdyvh1Pc88