Në këtë kohë pandemie globale, këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, ka vendosur të lansojë një projekt të ri muzikor.
Siç njofton, “Pa panik” mban titullin kënga e cila i përshtatet më së miri situatës aktuale në vend, marrë parasysh përhapjen e virusit COVID-19.
Kënga duket se është finalizuar dhe 28-vjeçarja me kërkesën e fansave ka njoftuar se do ta lansojë nesër në orën 17:00.
Ajo ndër tjerash ka sjell edhe një sekuencë të shkurtër të klipit, në të cilin prezantohet me stil të ri të flokëve, si një brune tërheqëse.
“Nesër 17:00, Pa Panik, me humb pak mendjen! Faleminderit që e kërkuat kaq shumë publikimin e kësaj kënge”, ka shkruar Vjollca.
Projekti është ritmik dhe në vazhdimësi Luana ka mbajtur aktiv fansat me shpërndarjen e imazheve të ndryshme nga prapaskenat e videoklipit.
“Ti Amo” ndryshe mbetet kënga e fundit e lansuar nga Luana në muajin shtator që tani numëron mbi 1.6 milion klikime. /Telegrafi/