Telegrafi

Pa makijazh dhe pa filtra, Bebe Rexha merr vëmendje në një nga paraqitjet e fundit

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, tashmë njihet si një personazh pa komplekse.

Ajo shpesh ka ndarë në InstaStory fotografi e video pa filtra, për dallim të një pjese të madhe të artisteve tjera.

E njëjta deri më tani nuk e kishte gjithashtu problem të shfaqej edhe pa makijazh dhe kjo është një nga arsyet se përse nuk është kritikuar asnjëherë për përdorimin e ‘photoshop-it’.

Mbrëmë, biondja ka vendosur të postojë një foto të rrallë në Instagram ku ka pozuar tërësisht pa makijazh e pa filtra.

“E zhveshur”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon se mbjell një kopsht me domate në shtëpinë e saj luksoze: Babai im u rrit në një fermë në Maqedoni, ai më mësoi kopshtarinë

Bebe në anën tjetër përkujdeset mjaft shumë për pamjen e jashtme dhe në secilën paraqitje është e kuruar në detaje.

Rexha në një nga intervistat e fundit theksoi se pavarësisht angazhimeve në punë, gjen kohë që në shtëpinë e saj në Los Angeles të kultivojë një kopsht me perime.

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Dibër dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, tha ajo për US Weekly. /Telegrafi/