Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha doli nga shtëpia e saj të enjten për të bërë një vizitë të distancuar-shoqërore nga një mik.
Këngëtarja 30 vjeçare, ishte veshur në formë sportive, ndërsa u pa duke u drejtuar për në një veturë, shkruan DailyMail.
Bebe u shfaq aq e lumtur që kishte shoqëri, saqë ajo nxori gjuhën e saj jashtë, duke tërhequr vëmendjen e personit në dritaren e veturës.
Duke treguar pamjen e saj natyrale pa makijazh, Bebe Rexha veshi një bluzë të zezë, që përputhej me tutat e poshtme të së njëjtës ngjyrë që ajo kishte veshur.
Ajo dukej natyrshëm e bukur, me flokët e saj që ishin thuajse një rrëmujë e vërtetë.
Përmes disa fotografive në InstaStory, Rexha zbuloi se ajo e ka shfrytëzuar kohën e saj të bllokimit shkaku i pandemisë, për të punuar rreth këngëve të reja të saj.
Duke publikuar një fotografi të kompjuterit të saj në InstaStory, ajo shkroi në mbishkrimin e këtij imazhi: “Duke incizuar e vetme”.
Gjatë qëndrimit në karantinë, artistja me prejardhje shqiptare ka realizuar edhe video të ndryshme, ku tregonte se si e realizonte vet makijazhin e saj, me ç’rast vinte në pah dukjen natyrale.
Për këtë, Bebe Rexha mori komente të shumta pozitive në YouTube, me shumë komentues që e panë të guximshme që një person i famshëm të ishte aq e hapur për të metat e saj. /Telegrafi/