Këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, është mjaft e pëlqyer dhe tejet e ndjekur në rrjetet sociale.
Në Instagram ajo ndiçet nga hiç më pak se 1.6 milion ndjekës, për të cilët publikon imazhe dhe video të ndryshme, e herë pas shfaqet edhe provokuese.
Një të tillë e ka realizuar së fundmi, derisa tregon linjat në bikini dhe feston ndjekësit e shumtë që ka arritur në këtë rrjet social.
“1.6 milion”, ka shkruar krahas imazhit biondja, që lë të kuptohet se kjo fotografi i dedikohet fansave, që e përcjellin vazhdimisht.
Në ndërkohë, këngëtarja Vjollca mori edhe komente të llojllojshme, gjersa e përgëzojnë për dukjen edhe pa grim.
Luana përndryshe është në përgatitje të emisionit “Shiko Kush Luan”, ku pritet shumë shpejt të fillojë para publikut. /Telegrafi/