Site icon Telegrafi

Pa Ligën e Kampionëve, Juventusi nuk mund ta paguajë Ronaldon

(Foto: Instagram/cristiano)

Juventusi është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve dhe rrezikon humbjen e Cristiano Ronaldos në rast se nuk e siguron një vend në top-katërshe.

Pas humbjes nga Milani, Zonja e Vjetër pozicionohet në vend të pestë në renditje, me një pikë prapa Napolit që mban vendin e katërt.

Pa pjesëmarrje në garën prestigjioze, të hyrat e Juves do të zvogëlohen dukshëm, ashtu që – sipas Calciomercato.com – Bianconerët duhet t’i ndajnë rrugët me superyllin portugez.

(Foto: Instagram/cristiano)

Për më shumë, edhe vet 36-vjeçari nuk do të qëndronte te bardhezinjtë në rast se nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Juve-Milan, dueli vendimtar edhe për të ardhmen e Ronaldos dhe Donnarummas

Në anën tjetër, agjenti Jorge Mendes e ka të vështirë që të gjejë një klub që ia jep pagën që Ronaldo është duke e marrë te Juventusi (rreth 31 milionë euro në sezon).

CR7 është golashënuesi më i mirë në Serie A me 37 gola të realizuar deri më tani dhe në tri xhirot e mbetura do të përpiqet t’i ndihmojë Juves që të përfshihet në top-katërshe. /Telegrafi/

Exit mobile version