Një burrë me të kaluar kriminale është kapur nga kamerat e sigurisë, duke goditur me tërë forcën me grusht në fytyrë një 4-vjeçar në sheshin Times të New Yorkut, duke bërë që të bie në tokë pa vetëdije.
Sikur kjo të mos mjaftonte, sulmi ndodhi para syve të ëmës së vogëlushit e cila menjëherë iu vërsul sulmuesit, dhe që më pas i dolën në ndihmë dy policë që arrestuan sulmuesin, transmeton Telegrafi.
Babacar Mbaye, 34-vjeç, u arrestua pas sulmit të paprovokuar në mes të ditës në një vend ku frekuentohet nga mijëra qytetarë të New Yorkut.
Derisa po kalonte pranë vogëlushit që ishte me të ëmën dhe një grua tjetër – ai e goditi në kokë me grusht, ku nga goditja e fuqishme u rrëzua në tokë djaloshi.
E sulmuesi vazhdoi rrugëtimin e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, por atij iu vu pas e ëma e djaloshit që arriti ta rrëzojë në tokë.
Kur situata dukej se po dilte nga kontrolli, aty u shfaqën dy policë që prangosën burrin që shokoi opinionin me këtë veprim.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet momenti rrëqethës si dhe veprimi i të ëmës së djaloshit, që nuk iu tremb syri për asnjë moment. /Telegrafi/