Telegrafi

Pa kundërkanditat, Gianni Infantino pritet të mbetet president i FIFA-s

Gianni Infantino (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Infantino tani ka nevojë të kalojë formalitetet e pranimit dhe kontrollin e integritetit për zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor në Paris.

Presidenti i Federatës Botërore të FIFA-s, Gianni Infantino pritet të mbetet edhe katër vjet të tjera në detyrë, pasi ai është i vetmi kandidat në zgjedhje.

Gianni Infantino (Photo by Julian Finney/Getty Images)

FIFA njoftoi se zicerano-italiani kishte përmbushur një pikë të rregullores që thotë se të duhen pesë nga 211 vota e federatave anëtare për të qenë kandidat.

Ai pritet të fitojë edhe pa mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

Infantino është duke përfunduar mandatin e Sep Blaterit, i cili u largua nga posti i presidentit pas nisjes së hetimeve për korrupsion në maj të vitit 2015.

Blatter më pas u pezullua së bashku me Michel Platinin, presidentin e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), ku Infantino atëbotë ishte sekretar i përgjithshëm.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe presidenti aktual i UUEFA-s, Aleksander Çeferin (Foto FFK)

Ndryshe, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë mbërritur dje në Romë, ku do të marrin pjesë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili i zhvillon punimet më 7 shkurt.

Gjatë këtij kongresi do të mbahen zgjedhjet për president të UEFA-s si dhe për tetë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti aktual, Aleksander Çeferin pritet të rizgjidhet për mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së futbollit evropian, duke pasur parasysh se nuk ka kundërkandidat, derisa garë e madhe pritet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ku kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /Telegrafi/