Nuk ka konsensus në Bashkimin Evropian për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë pas operacionit të saj në Detin Azov, njoftoi një zyrtar gjerman i paemëruar, përpara samitit të BE në Bruksel.
Moska pajtohet me thirrjet ndërkombëtare për të liruar tre anijet e Ukrainës që e sekuestruan muajin e kaluar në kalimin Kerçki.
Më 25 nëntor, forcat ruse kapën tre anije të Marinës së Ukrainës në kalimin Kerçki, midis Detit të Zi dhe Detit Azov, duke deklaruar se ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në ujërat territoriale ruse. Me këtë rast, 24 marinarë ukrainas u arrestuan gjithashtu. /kp/Telegrafi/