Rita Ora ka dy vjet që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor.
Por, kjo nuk e ndaluar që të mbush xhirollogarinë bankare këngëtarja shqiptare vitin e kaluar.
Sipas mediave britanike, Rita ka fituar rreth 3.5 milionë euro pavarësisht aktiviteteve muzikore apo mos mbajtjes së ndonjë koncerti, transmeton Telegrafi.
I gjithë ky fitim ka ardhur në saje të punës me markat e njohur botërore duke përfshirë Adidas, Tezenis dhe Coca-Cola.
Gjithashtu 26-vjeçarja ka fituar edhe në saje të rolit në filmin Fifty Shades of Grey.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në albumin e dytë, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti apo 2018. /Telegrafi/