Site icon Telegrafi

Pa gola, por me një karton të kuq: Mbyllet pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit, me derbin që po luhet në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Pas 15 minutash lojë u krijua rasti i parë serioz, kur Olivier Giroud goditi, por që u ndal nga portieri i Zonjës së Vjetër.

Një mundësi të mirë shënimi lëshoi edhe Filip Kostic (23’), pasi nuk arriti të shënonte nga afërsia.

Adrien Rabiot kishte hapësirë në minutën e 34-të, mirëpo, goditja e tij shkoi vetëm ngjitur shtyllës së majtë.

Në minutën e 40-të ishte një moment shokues për Milanin, pasi Malick Thiaw bëri një ndërhyrje të palejueshme në Moise Keane që ishte lojtari i fundit dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Rossonerët do ta zhvillojnë pjesën e dytë me dhjetë lojtarë në fushë, ndërsa Juventusi ka shansin e artë që të fitojë këtë takim. /Telegrafi/

Exit mobile version