Site icon Telegrafi

Pa gola në San Siro, ndërmjet Milanit dhe Lazios

(Foto: Getty Images)

Milani dhe Lazio e kanë mbyllur pa gola ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Pjesa e parë nuk prodhoi shumë raste dhe skuadrat shkuan në pushim me shifra të pandryshuara.

(Foto: Getty Images)

Në gjysmën e dytë, lojtarët e të dyja ekipeve u përpoqën t’i ndryshonin gjërat duke u munduar të krijojnë raste shënimi.

Ciro Immobile pati një rast për mysafirët, ndërsa Thomas Strakosha bëri një pritje të mrekullueshme pas tentativës së Patrick Cutrones.

Një shans tjetër e pati Hakan Calhanoglu për Rossonerët, kurse Sergej Milinkovic-Savic rrezikoi nga ana tjetër.

(Foto: Getty Images)

Sido që të jetë, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati gola dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e fillimit (0-0).

Rezultati është më i favorshëm për Lazion, kur kihet parasysh se ndeshjen e kthimit e zhvillon para tifozëve në Stadio Olimpico, mirëpo mospranimi i golit në terren vendas është gjë pozitive edhe për Milanin.

Gjysmëfinalja tjetër e Coppa Italia zhvillohet ndërmjet Juventusit dhe Atalantas. Zonja e Vjetër e ka fituar me rezultat 1-0 ndeshjen e parë si mysafir. /Telegrafi/

Exit mobile version