Telegrafi

Pa gola në “18 Qershori”, Dukagjini dhe Llapi ndajnë pikët

Dukagjini dhe Llapi kanë barazuar pa gola (0-0) në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Një ndeshje e fortë mes dy skuadrave që kanë në kontingjent të lojtarë shumë të mirë.

Edhe pse të dy skuadrat kishin rastet e tyre, gola nuk u shënuan dhe u desh të pajtohen me barazim.

Dukagjini pas këtij barazimi mbetet në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Në anën tjetër Llapi po ashtu nuk ndryshon pozitë dhe me 20 pikë është i treti. /Telegrafi/