Arsenal po luan baras me rezultat 0-0 ndaj Manchester United pas pjesës së parë në kuadër të rrethit të tretë të FA Cup.
Vendasit patën iniciativën duke pasur më shumë në posedim topin, por duke mos arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në fakt Arsenali mendoi se kishte kaluar në epërsi kur në minutën e 18-të Gabriel Martinelli shënoi gol, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.
United në anën tjetër nuk krijoi asnjë rrezik për portën e David Raya, kjo për shkak të angazhimit të lartë të ‘Topçinjve’ në fazën defanzive.
Lajm i keq për Mikel Artetën në këtë pjesë të parë ishte fakti që Gabriel Jesus u desh që të largohej me barelë nga fusha në minutën e 41-të.
Në vendin e tij më pas u fut Raheem Sterling i cili nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme që prej transferimit të tij nga Chelsea.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në pjesën e dytë dhe në rast se rrjetat nuk preken sërish, atëherë do të kemi vazhdime dhe eventualisht ekzekutimin e penalltive./Telegrafi/