Site icon Telegrafi

Pa fitues në Klinë, Dukagjini dhe Gjilani ndajnë pikët

Dukagjini dhe Gjilani kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 21-të në Klinë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, megjithatë gola nuk solli.

Raste të mira patën të dyja skuadrat, por që portierët ishin në ditën e tyre më të mirë duke bërë pritje të mëdha.

Klinasit kanë mundur të fitojnë ndeshjen në fund të saj, kur goditja e Egzon Sinanit nga distanca u ndal nga shtylla.

Gjithsesi në fund të dyja skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Dukagjini mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 25 pikë, derisa Gjilani është e pesta me 28 sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version