Telegrafi

Pa fitues në Drenas, Feronikeli ’74 dhe Malisheva ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues dueli i parë i xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës mes Feronikelit ’74 dhe Malishevës 0-0.

Jakup Berisha pati rastin e parë, derisa në minutën e tetë goditja e tij shkoi pranë portës.

Jakup Berisha kishte rast të mirë shënimi në minutën e 33-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut pati rastin e artë në minutën e 45+5, por që goditja e tij nga penalltia u prit nga Flamur Gashi.

Me rezultatin e pastër 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë sa i përket rasteve nga të dy skuadrat, por përkundër përpjekjeve të mëdha gola nuk pati dhe Feronikeli ’74 dhe Malisheva luajtën baras 0-0.

Feronikeli ’74 vazhdon të mbetet në pozitën e tetë me 12 pikë, derisa Malisheva është në vendin e katërt me 17 sosh.

Feronikeli ’74 në ndeshjen e radhës do të luaj në udhëtim te Llapi, ndërkohë Malisheva para adhuruesve të vet pret Gjilanin. /Telegrafi/