Telegrafi

Pa filtra dhe pa silikon, Bleona Qereti tregon dukjen e saj natyrale

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Këngëtarja Bleona Qereti është shquar gjithmonë si njëra ndër femrat më të bukura shqiptare.

Përkundër viteve që kalojnë, ajo vazhdon të mbetet në top formë duke sfiduar edhe vajzat 20-vjeçare.

Se është tërheqëse edhe kur është natyrale, Qereti ua vërtetoi këtë fansave përmes një fotografie të fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Pa filter, pa riprekje, dhe definitvisht jo silikon”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bleona përndryshe vazhdon të jetojë me prindërit e saj në Los Angeles të Kalifornisë.

Ajo është shpërnguluar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka të përqendruar të gjitha aktivitetet e saj atje. /Telegrafi/