Site icon Telegrafi

“Pa diskutim, por jo me të njëjtin ritëm” – Klopp zbulon nëse planifikon të vazhdojë punën pas largimit nga Liverpool

Jurgen Klopp e ka dhënë mungesën e energjisë si arsyen kryesore të largimit të tij nga Liverpooli, megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai do të tërhiqet nga futbolli pas largimit të tij nga “Anfield”.

Në një bisedë për mediat gjermane, Klopp ka zbuluar se nuk është i interesuar të punojë me të njëjtin ritëm si te Liverpooli.

“Nuk bëhet fjalë që të ndaloj fare punën, por për momentin nuk e shoh veten të vazhdoj me të njëjtin ritëm si më parë”, deklaroi Klopp.

Fjalët e tij sugjerojnë se ai mund të mos marrë përsipër një tjetër klub të madh – por drejtimi i një ekipi kombëtar nuk lihet jashtë.

FA gjermane ka zgjatur kontratën e Julian Nagelsmann si trajner deri në vitin 2026.

Klopp mund të duhet të presë për disa vjet nëse dëshiron të drejtojë ekipin e e vendit të tij. /Telegrafi/ 

Exit mobile version