Telegrafi

“Pa Cent” nga Bardhi dhe Nush publikohet të enjten

Bardhi dhe Nushi (Foto: Instagram)

Një tjetër projekt i ri muzikor do të publikohet gjatë ditës së sotme (e enjte).

Bëhet fjalë për këngën e re të reperit Bardhyl Idrizi-Bardhi, i cili këtë herë vjen në bashkëpunim me Nushin.

Artisti nga Kumanova ka shpërndarë një imazh në InstaStory, me anë të të cilit zbulon se “Pa Cent” vjen sonte.

Bardhi (Foto: Instagram)

“Pa cent. Sot ora 17:00”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në bazë të postimit, klipi i është besuar produksionit të njohur “Imagine Films”.

Ky është bashkëpunimi i parë i dy artistëve të skenës shqiptare që besohet se do të ketë një pëlqim edhe nga publiku e fansat e tyre.

Sidoqoftë, Bardhi këtë kohë është shndërruar në një nga emrat më të pëlqyer në estradë. /Telegrafi/