Site icon Telegrafi

“Pa asnjë dyshim” Leonora Jakupi e veçantë edhe në klipin e ri, rrëfen detajet e baladës më të re të dashurisë (Video)

Këngëtarja Leonora Jakupi nesër (e shtunë) do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Pa asnjë dyshim”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtarja ka rrëfyer detajet e këngës së re, si dhe bashkëpunëtorët me të cilët ka punuar për këtë projekt të ri.

“Kënga ime re titullohet “Pa asnjë dyshim”, është një baladë, të cilën e ka punuar Alfred Sula, ndërsa tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi – Muma, dhe do të publikohet nesër në kanalin tim në YouTube në orën 17:00”, tha Leonora Jakupi për Telegrafin.

Ndonëse ka kohë që nuk ka publikuar baladë, këngëtarja Jakupi vazhdon rrëfimin duke treguar tematikën që do të shtjellojë kënga e saj e re.

“’Pa asnjë dyshim’ është një baladë dashurie, e cila trajton temën e dashurisë, të rilindjes, ku mbase çdo femër mund ta gjejë ndoshta veten nga ndonjë përjetim personal”, u shpreh ajo.

Kënga do të publikohet nesër në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube edhe me videoklip, i cili duket të jetë vërtet i veçantë. Leonora për Telegrafin zbulon lokacionet ku kanë përfunduar xhirimet e klipit të saj më të ri.

“Klipi është xhiruar në Firenze të Italisë. Janë realizuar disa skena në një nga muzetë e Firenzes, dhe kjo ndoshta është risi në tregun tonë, pasi shumë pak xhirohen klipe jashtë vendit. Ndërsa në stil, do të jem Leonora e përhershme, që nuk dal asnjëherë jashtë kornizave të mija”, përfundoi këngëtarja për Telegrafin.

Përmes rrjetit social Instagram, Leonora ka informuar fansat për publikimin e këngës “Pas asnjë dyshim”, ndërsa i ka prezantuar ata edhe me një nga skenat e klipit shumë të veçantë, të realizuar në qytetin e bukur italian. /Telegrafi/

Exit mobile version