Telegrafi

Ozzy publikon këngën e re “Lonely”

Artisti shqiptar, Ozzy ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Këngëtari i njohur ka sjellur këngën me titullin “Lonely”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i projektit është ‘Coco Music’, ndërsa për ‘beat’ dhe instrumentalin u kujdes Nolly.

Teksti i projektit u shkrua nga Ozzy, teksa puna për videoklipin iu besua ‘Setonscreen’.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Theksojmë që Ozzy tashmë numëron disa këngën të suksesshme, ndërsa shumë të tjera pritet t’i sjellë në vazhdim. /Telegrafi/