Telegrafi

Ozili i Arsenalit, kopje identike e atij të Real Madridit

Që nga transferimi i tij nga Real Madridi te Arsenali gjatë verës së vitit 2013, Mesut Ozil ka qenë një nga më të rëndësishmit për skuadrën londineze.

Ai u ble nga Los Blancos për 50 milionë euro, por ia ka vlejtur çdo cent i shpenzuar për atë.

28-vjeçari ka treguar se nuk ka rënë në formë, por për çudi statistikat e tij janë pothuajse identike me ato të Realit në La Liga.

Ozil është përfshirë në 51 gola në 90 ndeshje në kampionat për Arsenalin, shifra të njëjta kishte bërë edhe me madrilenët në La Liga. /Telegrafi/