Telegrafi

Ozil do të vazhdojë ta marrë rrogën e majme te Arsenali edhe për një sezon

(Foto: Getty Images/Guliver

Mesut Ozil nuk do të largohet nga Arsenali këtë verë – ka thënë agjenti i tij duke theksuar se futbollisti do ta respektojë kontratën me klubin nga Emirates Stadium.

Mesfushori ka kontratë me Topçinjtë deri në vitin 2021, mirëpo nuk zhvilloi asnjë minutë lojë që nga rikthimi i futbollit, mirëpo nuk e ka në plan të largohet.

31-vjeçari përfiton 350.000 funte (387.000 euro) në javë te Arsenali dhe është njëri nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier, ku ka luajtur shumë pak gjatë gjithë sezonit dhe ka shënuar vetëm një gol.

(Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Në raportimet e klubit për mungesën e Ozil, është arsyetuar se ka një lëndim në shpinë, por ka dyshime se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta. Kjo ka bërë që të spekulohet për largimin e tij, mirëpo përfaqësuesi i lojtarit e ka hedhur poshtë mundësinë e largimit.

Lexo po ashtu Ishte arritur marrëveshja në parim – por Ozil ‘tradhtoi’ keq Fenerbahcen

“Mesuti nuk do të largohet para verës së vitit 2021. Ai ka një kontratë valide, e cila nuk ka ndryshuar. Ai do të qëndrojë te Arsenali”, ka deklaruar Erkut Sogut për Fanatik.

Më tej, agjenti ka konfirmuar se pasi të bëhet lojtar i lirë në verën e ardhshme, gjasat janë 90 për qind që Ozil të largohet nga Arsenali. Azia, Amerika dhe Turqia janë destinacionet e mundshme. /Telegrafi/