Rebeli i Arsenalit, Mezut Ozil, i cili nuk po nënshkruan vazhdimin e kontratës po shpreson për një lëvizje shokuese te rivali i urryer, Manchester Unitedi për tu bashkuar me ish-trajnerin e tij te Real Madridi, Jose Mourinhon.
Reprezentuesi gjerman ka vendosur të mos e nënshkruajë kontratën e tij të re, që do të thotë se ai do të jetë një agjent i lirë nga vera e vitit të ardhshëm.
Bashkëlojtari i tij nga Emirates, Alexis Sanchez, i cili është në një situatë të njëjtë të kontratës si Ozil ka qenë gjithashtu i lidhur me një kalim në Old Trafford, por kiliani ka më shumë gjasa të përfundojë tek fqinjët e Manchester Cityt, ndoshta në afatin e janarit.
Por, sipas Sunday Mirror Sport, këshilltarët e Ozilit kanë vënë jashtë ndjenjën mbi një lëvizje të mundshme në Manchester United dhe reagimet kanë qenë inkurajuese.
Mourinho është një tifoz i madh i organizatorit gjerman dhe do të inkurajonte drejtuesit nga Old Trafford për të bërë një lëvizje për një lojtar që nuk kushton asnjë cent.
Kjo pastaj do të çlironte paratë për të përmbushur kërkesat e kontratës së gjermanit që i ka kërkuar Arsenalit një pagë rreth 250 mijë euro në javë.
Edhe pse Unitedi ka bërë një start të shkëlqyeshëm të sezonit dhe duket e mundshme gara për titullin e Ligës Premier, Mourinho është gjithmonë duke planifikuar për të ardhmen afatgjatë.
Kjo është arsyeja pse ai po konsideron shtimin e Ozilit në arsenalin e tij sulmues, ndërsa ende mban një interes të fortë në yllin francez të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.
Ozil, i cili kërkohet edhe nga Interi, më me dëshirë do të qëndronte në Angli dhe lëvizja në një klub që ka një shans realist për të fituar trofe të mëdha do ishte prioritet për të.
Në rast transferimi të Ozilit te Djajtë e Kuq, kjo do të ishte një tradhti e madhe për tifozët, të cilët ende urrejnë klubin pas transferimit të Robin van Persie pesë vjet më parë për një shifër prej 25 milionë funte, ku përfundoi me fitimin e titullin në sezonin e tij të parë. /Telegrafi/