Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka shprehur admirimin e tij për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, por thotë se nuk është i interesuar që të kthehet në kryeqytetin spanjoll.
Gjermani u largua nga Madridi në vitin 2013 për të shkuar në Emirates dhe që atëherë është bërë lojtari kryesor i Topçinjve.
Është spekuluar se 27-vjeçari e ka humbur durimin me trajnerin Arsene Wenger dhe se po i shqyrton opsionet për të ardhmen.
“Zidane ka qenë një lojtar i mrekullueshëm. Ai nuk ka luajtur vetëm futboll, por ka jetuar për këtë sport”.
“Por, kjo nuk ka lidhje me të ardhmen time. Unë po mendoj vetëm për Arsenalin. Nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet që më lidhin me një kthim në Spanjë”, është shprehur Ozil për Spox. /Telegrafi/