Telegrafi

Ozil: Ky futbollist është idhulli im

Mesut Ozil ka folur në lidhje me futbollistin e tij të preferuar.

Mesfushori gjerman e ka zgjedhur ish-yllin francez, Zinedine Zidane, si idhullin e tij.

Sipas Ozil, Zidane ka luajtur në nivele të larta dhe në një skuadër të madhe si Real Madrid.

Lexo po ashtu Ozil: Arsenali ishte zgjedha ime e parë

“Idhulli im ka qenë gjithmonë Zinedine Zidane”, ka thënë fillimisht Ozil për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Ai ka luajtur për një klub të madh si Real Madrid, kështu që edhe unë e kërkova atë”, ka përfunduar mesfushori gjerman. /Telegrafi/