Telegrafi

Ozil kërcënon Chelsea në garën për titull

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, e ka paralajmëruar Chelsean se gara për titull nuk ka mbaruar ende.

Edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte, pati thënë se të gjitha skuadrat e kreut janë në garë për titull.

Po ashtu edhe Ozil insiston se Arsenali është ende në garë për titull.

“A ka mbaruar gara për titull? Absolutisht jo, dhe e shkuara e ka treguar këtë”.

“Vitin e shkuar ne ishin në krye të kampionatit dhe shumë menduan që ne jemi kampion”.

“Tani Chelsea janë në situatë të njëjtë këtë sezon”.

“Ne duhet të shikojmë përpara dhe shumë shpejtë mund të jemi në krye. Unë kam besim që ne mund ta arrijmë objektivin”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/