Site icon Telegrafi

Ozil feston martesën me një gjest të madh, paguan shërimin e një mijë fëmijëve në nevojë

Mesut Ozil nuk ka gëzuar një vit të mirë në aspektin e futbollit, por jashtë futbollit ka bërë një gjest për t’u duartrokitur.  

Ishte një sezon i vështirë që përfundoi me mungesën e Arsenalit në futbollin e Ligës së Kampionëve, por Ozil ka treguar se ka më shumë për jetën se futbolli me një gjest klasi përpara dasmës së tij.

Ylli gjerman dhe e fejuara e tij, Amine Gulse, kanë vendosur të festojnë martesën e tyre duke paguar trajtimin e sëmundjeve të 1.000 fëmijëve në nevojë.

Lexo po ashtu Ka dëshpëruar me paraqitjet e tij, Arsenali e nxjerr në shitje Ozilin

Këtë njoftim Ozil e ka bërë me anë të një postimi në profilin e tij privat në Instagram.

“Shumë tifozë, të afërm dhe miq të mi më kanë pyetur për dëshirat tona për dasmën e së nesërmes. Si një futbollist profesionist jam në një pozitë fatlume dhe të privilegjuar”.

“Megjithatë, ftoj të gjithë ata që janë të gatshëm dhe në gjendje të ndihmojnë për të mbështetur një projekt shumë të veçantë që ne do të ndërmarrim me BigShoe”.

“Amine dhe unë do të paguajmë shpenzimet për operacionet e 1000 fëmijëve në nevojë. Do të isha i lumtur nëse përveç kësaj, do të bëhet edhe shumë më tepër trajtime në të gjithë botën”, ka shkruar Ozil.

Lexo po ashtu Erdogan dëshmitar i martesës së Mesut Ozilit

BigShoe punon me mjekë gjermanë dhe zviceranë për të siguruar operacione për ndryshimin e jetës për fëmijët në mbarë botën.

Ozil ka punuar tashmë me ta për të siguruar operacione në Brazil dhe Rusi në dy Kupat e Botës më të fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version