Klubi anglez i arsenalit pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, bëjnë të ditur mediat angleze.
Dy prej yjeve të skuadrës, Mesut Ozil dhe Henrikh Mkhitaryan, mund t’u thonë lamtumirë Topçinjve në verë.
Sipas The Mirror, trajneri Unai Emery ka vendosur t’i shesë të dy futbollistët, për t’u liruar edhe nga pagat e larta që ata marrin, transmeton KP.
Mesfushori gjerman me origjinë turke është njëri prej lojtarëve më të paguar në Ligën Premier, me një rrogë javore prej 350.000 funtesh (409.240 euro).
The Mirror shpjegon që vendimtar do të jetë kualifikimi apo jo në Ligën e Kampionëve që mund ta shtyjnë Emeryn për të larguar dy lojtarë shumë të vlefshëm për ekipin.