Mesut Ozil ka treguar që Arsenali ka qenë zgjedhja e tij e parë në rast largimi nga Real Madridi.
Mesfushori gjerman ka folur rreth kalimit të tij te Arsenalit, ku kjo ka qenë zgjedhja e tij e parë, pasi ka dashur të jetë pjesë e një klubi të madh, ku kanë luajtur futbollisti si Henry, Bergkam dhe Pires.
“Kam folur me Wenger dhe më donte në Arsenal. Unë i thashë “në qoftë se unë kam mundësi për të ndryshuar klubin, ju do të jeni zgjedhja ime e parë”, ka thënë Ozil për kanalin e Arsenalit në YouTube, përcjell Telegrafi.
“Pra, ne kemi folur dhe unë vendosa për të ardhur. Më kujtohet [Thierry] Henry, Dennis Bergkamp, Robert Pires, lojtarë të tillë të mëdhenj – dhe kam kërkuar që të jem pjesë e tyre”.
“Vitin tim të parë dhe të dytë kemi fituar Kupën FA. Unë me të vërtetë gëzohem që luajë për një klub të tillë të madh si Arsenali”, ka përfunduar mesfushori gjerman. /Telegrafi/