Telegrafi

Ox: Tifozët e Liverpoolit na inspiruan kundër Cityt

Alex Oxlade – Chamberlain ka lëvduar tifozët e Liverpoolit pas fitores fantastike prej 3-0 ndaj Manchester Cityt në Anfield.

Ekipi i Klopp është favorit për të arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas një paraqitje të kompletuar në Anfield.

Liverpooli shënoi tri golat në pjesën e parë, për t’u mbrojtur fort në pjesën e dytë dhe Oxlade u dallua me supergolin e tij.

“Ishte fillim i mirë për ne, 3-0 në pjesë të par na e dha një mundësi të shkëlqyer”.

“Ne e kemi ditur se është dashur të fillojmë shpejt, por nuk mendoj se ishte e vështirë me këtë atmosferë. Nga hyrja në fushë e deri te nxehja, tifozët ishin të pabesueshëm”.

“Më motivuan shumë dhe jam i sigurt se edhe djemt tjerë. Ne e kemi fituar ndeshjen në pjesë të parë dhe më pas është dashur ët mbrohemi në pjesën e dytë”, potencoi Oxlade.

Chamberlain arriti që të trondisë Cityn me golin e tij nga një distancë e largët ku fotografoi portierin mysafir me projektilin e lansuar. /Telegrafi/