Site icon Telegrafi

OVLUÇK-ja me peticion kundër Gjykatës Speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë bërë krime në luftë, përfshirë edhe serbët.

Gucati këto komente i bëri në një konferencë për media.

“Organizatat e dala nga lufta kanë marrë vendim që të bëjnë një peticion kundër Gjykatës Speciale që e kanë votuar deputetët e Kosovës, me nr. 05/L0553. Ne nuk jemi kundër Gjykatës Speciale, por mendojmë se ajo është e njëanshme”, tha ai.

Peticioni fillon më së largu këtë të premte dhe sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrime do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Ndërsa, nënkryetari i OVL-së të UÇK-së, Nasim Haradinaj, tha se me aprovimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës duhet të ndjehen të turpëruar të gjithë ata që e votuan.

Sipas tij me këtë është shkelur e drejta njerëzore. “Të gjithë jemi të fyer, por më të fyer duhet të prej Presidentit e deri tek deputeti që e ka votuar e edhe ata dhe ata që se kanë votuar e nuk kanë punuar që kjo të mos kalojë”, tha ai.

Foto: Arkiv

Exit mobile version