Site icon Telegrafi

OVL- UÇK, thërret konferencë për media për një ftesë të dërguar nga Gjykata Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur konferencë për media për një nga bashkëluftëtarët e tyre, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një njoftim për media, thuhet se kjo konferencë do të mbahet nga ora 14:30, në selinë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Ju njoftojmë se sot më 27 mars 2019, ora 14:30, në selinë qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet një nga bashkëluftëtarët tanë, i cili ka marrë ftesë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka dërguar disa ftesa në fund të vitit 2018 dhe në këtë fillim vit, për ish-luftëtarët e UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version