Telegrafi

OVL UÇK i kërkon Presidentes takim lidhur me Ligjin për pagën minimale

Foto: Arkiv

Veteranët e UÇK-së i kanë kërkuar një takim presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Kjo u bë e ditur nga kryetari OVL-së Faton Klinaku.

Siç tha ai, kjo për shkak të lënies jashtë të kësaj kategorie në Ligjin për pagën minimale.

Klinaku tha se kërkesa i ka shkuar në zyre Osmanit.

Të shtunën u në Prishtinë u organizua një protestë në mbështetje të kësaj kërkese për veteranët.

Nga pjesëmarrësit u deklarua se do të ketë edhe protesta të tjera në rast e ky ligj dekretohet pa marrë parasysh kërkesat e tyre.